“Nga rrënjët e legjendave, drejt epokës digjitale.”
Të ndihmojë njerëzit të fillojnë një biznes online ose të rrisin një biznes ekzistues duke mësuar strategji të përparuara të shitjeve, marketingut dhe menaxhimit.
Vizioni ynë : Ne jemi këtu për të fuqizuar individët dhe sipërmarrësit, duke i ndihmuar të fillojnë ose rrisin bizneset e tyre online, përmes strategjive moderne të marketingut digjital.
Ne i Ndihmojmë Njerëzit; Të fuqizojmë individët që të mësojnë aftësitë personale, të biznesit dhe të marketingut që kanë ndikim të vërtetë – në një treg digjital që ndryshon me shpejtësi dhe sfidon çdo ditë.
A besoni në fuqinë e ndryshimit përmes mësimit? Ne ofrojmë kurse LIVE COACHING të fuqishme, trajnim virtual të personalizuar dhe evente të drejtpërdrejta plot energji, ku çdo pjesëmarrës ndjehet i mbështetur, i motivuar dhe i fuqizuar për të arritur potencialin e tij të plotë.
Visar Sogojeva
CEO & Founder-Albanian Legendary (Sweden)
Zëri i Rrugës së Lirisë në Biznesin Online Lider i Metodës “Next Level” në Affiliate Marketing Frymëzimi pas “Albanian Legendary” dhe Lirisë Financiare Visar Sogojeva është një mentor, dhe coach shqiptar, i njohur për përkushtimin e tij në edukimin digjital dhe transformimin personal përmes Affiliate Marketing. I diplomuar dhe shkolluar në Suedi dhe USA, Visari është babai i tre fëmijëve dhe një shembull i gjallë se si përkushtimi, vizioni dhe puna e palodhshme mund të ndërtojnë një jetë me vlera dhe ndikim të vërtetë. Ai ka kaluar nëpër sfida personale e profesionale, duke eksperimentuar me metoda të ndryshme, derisa krijoi një model të testuar dhe funksional për ndërtimin e një biznesi online
Adelina Milazimi
COO- Albanian Legendary (Switzerland)
Unë jam Adelina – coach, edukatore dhe një grua me ëndrra të mëdha. Me rrënjë të thella shqiptare dhe një vizion të qartë për fuqizimin e të tjerëve, misioni im është të ndihmoj çdo shqiptar të ndërtojë lirinë e tij personale dhe financiare, duke shfrytëzuar fuqinë e edukimit dhe teknologjisë. Pas përfundimit të studimeve në Edukim dhe Udhëheqje në Arsim, dhe një karriere të përkushtuar si mësuese, e kuptova se ndikimi i vërtetë ndodh kur bashkojmë njohuritë me veprimin. Në kërkim të një rruge të re, u thellova në botën e biznesit online dhe affiliate marketing. Pas sfidash, mësimesh dhe transformimesh, lindi platforma Albanian Legendary – një komunitet që synon të edukojë dhe fuqizojë shqiptarët anembanë botës për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme online.
“ALBANIAN LEGENDARY” “NEXT LEVEL” “RRUGA E LIRISE”
NEXT LEVEL – Metoda që të çon më lart
“Next Level” nuk është vetëm një kurs, por një filozofi. Është një sistem gjithëpërfshirës për: Zgjedhjen e niche-ve dhe produkteve fitimprurëse Ndërtimin e funnels dhe strategjive për shitje automatike Ndërtimin e mendësisë së suksesit (Mindset) Menaxhimin e kohës dhe burimeve Krijimin e një jete me liri dhe pavarësi financiare
Rruga e Lirisë – Më shumë se një ëndërr
“Rruga e Lirisë” është një udhëtim shpirtëror dhe praktik. Ajo përfaqëson vendimin për të mos ndjekur më rrugët e zakonshme të kufizuara nga rutina dhe puna e zakonshme 9-5, por për të ndërtuar një realitet të ri, ku ju jeni krijuesi i jetës suaj. ➡ Kjo rrugë kërkon mundim, durim, sakrificë dhe besim – por shpërblimi është liria e vërtetë: liria për të jetuar, krijuar, dhe ndihmuar të tjerët.
Albanian Legendary – Frymëzim
Ky projekt është zemra emocionale e vizionit të Visarit. “Albanian Legendary” është më shumë se një komunitet – është lëvizje që bashkon shqiptarët anembanë botës, duke i fuqizuar për të ndjekur ëndrrat e tyre nëpërmjet edukimit digjital, përkatësisë kulturore dhe bashkëpunimit.
visar sogojeva
Trajnime
Edukimi më cilësor për ata që synojnë rritje reale dhe rezultate të qëndrueshme.
Mentorim
Mbështetje direkte nga ekspertë që udhëheqin rrugën tënde drejt suksesit.
Strategji Moderne
Mëso teknikat më të avancuara të marketingut, shitjes dhe zhvillimit personal.
Qasje Përjetshme
Akses i pakufizuar në të gjitha materialet dhe përditësimet e kursit.
albanian legendary
Ngrihu Përtej Kufijve, Bëhu Legjendë!
Zbulo rrugën që të çon drejt suksesit të vërtetë. Mëso strategjitë moderne të marketingut, shitjes dhe mindset-it që i kanë bërë mijëra njerëz të arrijnë nivelin tjetër. Fillon këtu udhëtimi yt drejt madhështisë — bëhu pjesë e epokës së re të legjendave shqiptare!