Rreth Nesh

wwiizzkkyy removebg preview

Visar Sogojeva


CEO & Founder – Albanian Legendary
Sweden

Visar Sogojeva është mentor, entrepreneur dhe krijuesi i “Albanian Legendary” — një platformë e ndërtuar me vizionin për të frymëzuar dhe ndihmuar shqiptarët drejt zhvillimit personal, biznesit online dhe lirisë financiare.

I shkolluar dhe diplomuar në Suedi dhe USA, Visari ka kaluar nëpër shumë sfida personale dhe profesionale, të cilat e formësuan në personin që është sot. Përmes përkushtimit, disiplinës dhe eksperiencës së fituar ndër vite, ai krijoi metodën “Next Level” dhe vizionin “Rruga e Lirisë”, me qëllimin për të ndërtuar një komunitet më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të suksesshëm.

Ai është gjithashtu ekspert në fushën e mindset-it, zhvillimit personal dhe komunikimit me publikun, duke ndihmuar individë dhe kompani të ndryshme në ngritjen e performancës, vetëbesimit dhe qasjes profesionale ndaj njerëzve dhe klientëve. Përmes eksperiencës së tij, ai ka ndihmuar njerëz të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe profesionale, si dhe kompani që kanë nevojë për përmirësimin e stafit, komunikimit dhe prezencës së tyre në publik.

Si baba i tre fëmijëve, ai beson fuqishëm në rëndësinë e familjes, përgjegjësisë dhe krijimit të një të ardhmeje më të mirë përmes dijes, zhvillimit dhe punës së vazhdueshme. Sot, përmes Albanian Legendary, ai vazhdon të ndajë njohuri, eksperienca dhe motivim për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një jetë me më shumë liri, qëllim dhe sukses.

photo 2026 01 31 18 12 32 removebg preview

Adelina Milazimi

COO-Albanian Legendary

Switzerland 

Adelina – coach, edukatore dhe një grua me ëndrra të mëdha. Me rrënjë të thella shqiptare dhe një vizion të qartë për fuqizimin e të tjerëve, misioni im është të ndihmoj çdo shqiptar të ndërtojë lirinë e tij personale dhe financiare, duke shfrytëzuar fuqinë e edukimit dhe teknologjisë.

Pas përfundimit të studimeve në Edukim dhe Udhëheqje në Arsim, dhe një karriere të përkushtuar si mësuese, e kuptova se ndikimi i vërtetë ndodh kur bashkojmë njohuritë me veprimin.

Në kërkim të një rruge të re, u thellova në botën e biznesit online dhe affiliate marketing. Pas sfidash, mësimesh dhe transformimesh, lindi platforma Albanian Legendary – një komunitet që synon të edukojë dhe fuqizojë shqiptarët anembanë botës për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme online

 

Shopping Cart
Scroll to Top